Një ditë më parë, emisioni ‘STOP” transmetoi rastin e Shefit të Rendit në Ballsh, Klodian Caushaj, i cili dhunonte një qytetar të pafajshëm, duke e bërë për spital. Sot struktura përkatëse në Ministrinë e Brendshme e ka çuar çështjen në Prokurori. Ndërsa Drejtoria e Standarteve në Policinë e Shtetit, ka nisur verifikimin e rastit, për të nxjerrë përgjegjësitë.

Ndërkaq, një tjetër rast dhune është shënuar nga ana e uniformave të policisë. Polici, i cili ruan Institutin e Fizikës Bërthamore dhunon fizikisht grupin e xhirimit të emisionit “STOP”, ndërsa gazetarja dhe operatori ishin në detyrë. Edhe pse iu kërkua korrektesë në sjellje, polici fyen, dhunon dhe kërcënon përfaqësuesit e medias.

Gazetarja e emisionit “STOP” shprehet se i është drejtuar Institutit të Fizikës Bërthamore për të lënë një takim me Drejtorin e këtij institucioni, por u ndesh me dhunën verbale dhe fizike të policit që ruan këtë objekt.

Gazetarja– Mund të ma thuash pak me ton më normal?

Polici – Dil atje përjashta! Zbato urdhrin tim! A do të dalësh përjashta, me të mirë apo …?

Gazetarja – Më fal, kush jeni? Me kë po komunikoj?

Polici– Me punonjësin e Policisë së Shtetit. Ai që ruan këtëëëëëë…

Gazetarja– A mund të pyesësh pak si njeri se për çfarë kam ardhur?

Polici– Dil atje përjashta, të jap urdhër brenda rregullit, jo me hy me forcë.

Gazetarja – Brenda kujt rregulli?

Polici – Dil aty!

Gazetarja
– Ma trego pak rregulloren, të lutem!

Polici – Do dalësh përjashta…

Gazetarja njofton policinë dhe përballet me policin që e dhunoi.

Polici – Në institucion… t’i këpus të dy duart…

Gazetarja
– Nuk ke asnjë lloj të drejte… Ku e kishe kapelen?

Polici – Leje moj kapelen, s’mbaj kapele në institucion unë.

Gazetarja – Çfarë do më bësh ti mua? Do më këpusësh duart? Është kërcënim ky?

Polici – Po hyre atje po, është institucion shteti.

Gazetarja – Kush je ti që më vë mua dorë?

Polici – Do të hedh në gjyq ty dhe ata që janë më të fortë.

Gazetarja – Të hedh unë më para në gjyq.

Gazetarja e emisionit “STOP” rrëfen se polici dukej në gjendje të dehur, pasi i vinte era alkool./tvklan

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: