Prokurorja e Apelit të Tiranës, Fatjona Memçaj është pjesë e listës prioritare të procesit të vetingut për shkak se është anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sot, ajo do të përballet në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohet në këtë proces rivlerësimi nga Alma Faskaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.

Prokurorja Fatjona Memçaj ka qenë subjekt i deklarimit të pasurisë prej vitit 2003, kur mbante postin e prokurores së rrethit në Tiranë. Në vitin 2007, Memçaj ka punuar si drejtoreshë e Koordinimit Ligjor në Presidencë, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në fund të vitit 2012. Më pas, Memçaj është emëruar drejtore kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme dhe prej vitit 2013 mban pozicionin e prokurores së Apelit në Tiranë.

Paralelisht me punën në Prokurori, Memçaj është përfshirë edhe në mësimdhënie. Në vitin 2016 ajo ka qenë edhe eksperte e programit të trajnimit vazhdues në Shkollën e Magjistraturës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Fatjona Memçaj nga viti 2003 deri në vitin 2016.
Fatjona-Memcaj-foto
BIRN

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: