TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar sot skemën e plotë të trafikimit të 1 mijë shqiptarëve nga Shqipëria, drejt vendeve të BE-së me destinacion final Anglinë, Kanadanë dhe SHBA-të.

Bëhet fjalë për grupe të strukturuara që kishin linja e katër  itinerare të qarta, e që në një hark të caktuar kohor kishin mundur të çonin në destinacion 1 mijë persona.
skemaa
ITENERARET QË PËRDORNIN PËR TË TRAFIKUAR SHQIPTARET
• Shqipëri – Itali – Mbretëri e Bashkuar
• Shqipëri – Francë – Mbretëri e Bashkuar
• Shqipëri – Bullgari – Belgjikë – Republika Domenikane – SHBA / Kanada
• Shqipëri – Spanjë – Amerika Latine – SHBA/Kanada

Deri më tani janë arrestuar 39 shqiptarë, ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mega-operacioni u finalizua të shtunën nga Policia e Shtetit, ndërsa u prenë lidhjet e shqiptarëve me 7 grupe kriminale që vepronin në të gjithë Europën.

Nga operacioni u mësua se shqiptarët paguan 7 mijë paund për të shkuar në Angli dhe 25 deri në 30 mijë dollar për të shkelur në Kanada dhe SHBA.

Për shkatërrimin e kësaj linje, siç bën me dije edhe polica shqiptare rol vendimtar kanë luajtur edhe 2 agjentët speciale të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit, të atashuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

Përfaqësuesi i organizatës policore SELEC me qendër në Rumani,

Përfaqësuesi i policisë spanjolle,

Dogana dhe Mbrojtja Kufitare – Qendra Kombëtare e Targetimit, janë dy agjencitë që kanë asistuar në zhvillimin e hetimeve dhe realizimin e këtij operacioni.

Partnerë të tjerë që kanë asistuar dhe kontribuar në këtë operacion janë Agjencia e Shërbimeve Kufitare të Kanadasë, SELEC, EUROPOL, Interpol, Policia e Kosovës, Policia Kombëtare Spanjolle, Policia Franceze, Policia italiane, etj.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: