NGA DRITAN HAXHIRAJ*
Askush nuk e mendonte që në harkun e 18 muajve situata e vendit do të kishte këtë lëvizje ngjarjesh personazhesh e mbi të gjitha faktesh.
Politika është histori interesash në planin ndërkombëtar e kombëtar.
E jona është histori hallesh.
Halle pa fund ky tranzicioni ynë.
Halle Shqiptaresh.
Vihen Bomba.
Dhunohen njerzite e institucioneve ne menyre te vazhdueshme e mbi te gjitha njerzit e tyre te afert.
Ne mes te Tiranes.
Ndodhen keto levizje debatikesh ne harkun e ketyre 18 muajve por dhe para ketyre ka pasur kete aktivitet te forcave te specializuara ne diversion.
Ka nje Skenar Antishtet?
A ka nje Skenar Antishqiptar?
Ka nje Skenar Antishqiptar qe nga Konferenca e Londres e kjo egjemoni ka nje kurbe te vazhdueshme ne forma tradicionale ato qe njihen ato te deklaruara ne politiken e jashtme por dhe ato te padeklaruara ne zonat e influences Rajonale.
Ka disa fakte te njohura ne muajt e fundit ne planin Rajonal qe po kerkojne te Antishqiptarizimi te fshehin deshtimet e tyre ne politiken e brendshme.
Ikjet masive te kosovareve kerkojne deshtimin e Politikes se Ëashingtonit ne Ballkan.
Destabilizimi i Shqiperise kerkon te ule rolin e Tiranes ne Rajon.
Ka pastaj nje Skenar Antishtet midis Pashallareve te Provinces e Tiranes per interesa vetem influence e ndarje interesash klanesh e strategjie marketingu ekonomik e politik.
Shkaterohet prona djersa mundi puna e njerezve.
Hidhen ne rruge pa i pyetur ne emer te Shtetit.
Ky eshte akoma me i rrezikshem se eshte konflikt i vazhdueshem midis shqiptaresh.
Keto te dyja bashke te para ne planin Ballkanik jane me te rrezikeshme se ato bombat qe vihen ne mes te Tiranes.
Kali i Trojes punon ne mes te Tiranes. I pashqetesuar.
Punohet me mes te Tiranes per te rritur nivelin e konfliktualitetit midis shqiptaresh.
Zoti na ruajt nga Antishqiptaret e padeklaruar se ata te deklaruarit i njohim mire ne Historine 102 vjecare.