TIRANË- Një ditë para protestës kreu i PD, Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu aleatët. Burime nga mbledhja bënë me dije për “BalkanWeb” se diskutimet mes Bashës dhe krerëve të forcave të tjera opozitare kanë qenë për skenarin e protestës.

“Protesta e nesërme është bashkimi me i madh i qytetarëve kundër padrejtësisë, kundër keqqeverisjes, kundër varfërisë. Nesër do të marrin pjesë të gjithë qytetarët, gra, burra, të reja, të rinj, pensionistë, familjarë, studente, gjimnaziste dhe intelektuale, njerez te artit, kultures e sportit, te papune e sipermarres, fermere dhe punetore. Nga ky bashkim i madh kane frike vetem ata qe duan ti mbajne shqiptaret te nenshtruar. Ndaj kane filluar te shpifin e të gënjejne për protestën. Mos i besoni tamtamet e qeverisë, mos i besoni ata që kanë katër vjet që ju gënjejnë për punësimin, për shëndetësinë falas, për mirëqenien tuaj. Ejani në protestë bashkë me familjarët tuaj, siç do bëjmë të gjithë. Forca jonë nuk është dhuna, por bashkimi, kurajo dhe ëndrrat që kemi për të ardhmen. #NgrihemiBashkë nesër më #18Shkurt.​”, pohoi Basha.

Po kështu mësohet se gjatë gjithë ditës së sotme Basha do ketë takime intensive me strukturat e PD-së për përcaktimin e strategjisë.

Partia Demokratike ka thirrur nesër në protestë shqiptarët kundër qeverisë. Madje dje ish-kryeministri Sali Berisha tha se do të jetë fillimi i madh i misionit të forcave demokratike dhe shqiptarëve për shpëtimin e mekanizmave demokratike, shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi i banditokracisë.

Nga ana tjetër edhe Lulzim Basha ka ndërmarrë një sërë takimesh gjatë këtyre ditëve edhe në rrethe me bazën.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb