TIRANË- Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i është kthyer edhe një herë çështjes së Tom Doshit dhe skenarit për vrasjen e tij.

E ftuar në emisionin “Debati” në Channel One ku po diskuton për aktualitetin politik dhe për aksionin që do të marrë opozita Kryemadhi tha se ky skenar u sajua nga Rama dhe Tahiri, për të hequr vëmendjen nga reforma zgjedhore dhe për të sulmuar Ilir Metën.

“Skenari për vrasjen e Tom Doshit e sajoi Edi Rama dhe Saimir Tahiri, për të sulmuar edhe Ilir Metën”, deklaroi Kryemadhi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb