Skënderbeu e ka nisur me fitore javën e parë të “Superligës” duke mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Flamurtarin.

Në takim e zhvilluar në Korçë vendasit administruan përgjatë 90-të minutave pasi Sabien Lilaj do të realizonte që në të 2-ën pas një penalltie të ekzekutuar saktë. Miqtë nga Vlora e patën të vështirë t’i përgjigjeshin me gol skuadrës e cila këtë sezon luan në “Europa Legue”, ndërsa në të 63-ën pësuan edhe të dytin me autor Gjergji Muzakën.
teuta-665x349
Edhe Teuta ka arritur t’a nisë me këmbën e mbarë kampionatin duke mposhtur Luftëtarin. Durrsakët të cilët këtë sezon kanë pretendime të mëdha mundën në “Niko Dovano” 2-1 skuadrën gjirokastrite.

Takimi u zhbllokua në fillimin e pjesës së dytë kur Lena realizoi saktë me penallti. 5-ë minuta nga fundi vendasit dyfishuan shifrat me Shehajn ndërsa miqtë vetëm arritën të ngushtonin diferencat pak para fundit me Abazajn.

Skënderbeu dhe Teuta i bashkohen Kukësit i cili në sfidën e parë të këtij sezoni mundi Kamzën me rezultatin 1-0. Të tria këto takime kanë një të përbashkët, golat e para janë shënuar me 11-metërsh.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb