Skëndereu e ka shfrytëzuar në mënyrën me të mirë të mundshme ndalesën e Partizanit në Laç. Bardhekuqtë kanë fituar sot në shtëpi ndaj Vllaznisë 2-1 duke e thelluar në 6 pikë diferencën me ndjekësit nga kryeqyteti.

Ndeshja e sotme e luajtur në Korçë ka qenë një sfidë mjaft e bukur dhe e luftuar natyrisht që vendasit kanë qenë dominues dhe në fund janë shpërblyer me 3 pikë të arta. Vllaznia nga ana tjetër edhe pse me mungesa, ka bërë një lojë dinjitoze, madje duke trembur korçarët në fundin e ndeshjes pas golit të Shtubinës.

Takimi nisi me korçarët përpara. Renatinjo që kishte zënë vendin e Salihit bën mjaft mirë dëtyrën që i ishte ngarkuar dhe në minutën e 14 i jep avantazhin Skënderbeut pas një asisti perfekt të Latifit. Pjesa e parë mbyllet në shifrat 1-0.

Në pjesën e dytë është sërish Skënderbeu që sulmon dhe gjen edhe golin e dytë me Latifin. Kosovari me golin e realizuar konfirmohet si një nga më të mirët e këtij takimi. Megjithatë Vllaznia nuk dorëzohet dhe ngushton diferencat me Shtubinën. Goli i shkodranit shërbeu sa për statistikë pasi ndeshje u mbyll në shifrat 2-1. Skëndebeu ngjitet në kuotën e 66 pikëve, ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e 7 me 29 pikë./panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: