Skënderbeu e ka kryer më së miri mision transfertë në Durrës duke mundur Teutën 0-1. Korçarët të cilët e zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 10 me anë të Xhejms, u mjaftuan me golin e nigerianit për të marrë tri pikët mjaft të rëndësishme në luftën për titullin kampion.

Skënderbeu me fitoren në “Niko Dovana” i përgjigjet Kukësit që pak më parë mposhti Luftëtarin në shtëpi.

Pas 33 ndeshjesh në kampionat, ekipi i drejtuar nga Ilir Daja mban vendin e dytë me 68 pikë, 1 më pak se Kukësi dhe 2 më shumë se Partizani i cili luan nesër kundër Laçit takimin e fundit të këtij raundi.

Edhe pse humbi, Teuta nuk ndryshon pozicion, renditet e 6-ta me 36 pikë, 4 më shumë se Laçi i vendit të 9-të, ekipi i fundit që rrëzohet nga kategoria.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: