Skënderbeu ka mundur sot Vllazninë dhe është kualifikuar për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Korçarët kanë fituar 2-1 në shtëpi ndaj Vllaznisë, ku në ndeshjen e parë takimi u mbyll në shifrat 0-0.

Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa e ka nisur ndeshjen në sulm duke kërkuar të shënojë që në fillim, por goli vjen vetëm në minutën e 41-­të kur Renatinjo me kokë mposht portierin Dragojeviç dhe zhbllokon rezultatin.

Me golin e brazilianit, mbyllet edhe fraksioni i parë. Me fillimin e pjesës së dytë, 10 minuta nga nisja e saj është Xhejms i cili pas topit të marrë nga Lilaj, shënon golin e dytë për korçarët që janë më të qetë në minutat në vazhdim.

Shkodranët tentojnë gjithçka dhe në fundin e ndeshjen bëhen më kërkues. Skënderbeu lëshon terren dhe duket sikur nuk është fare në fushë.

Pas disa rasteve të njëpasnjëshme, shkodranët gjejnë golin me anë të Antonio Markut, dhe ndeshja shkon në 2-­1. Me këtë rezultat mbyllet gjithçka dhe janë korçarët ata që kalojnë më tej duke treguar që edhe kupa është objektiv i tyre, ndërsa për Vllazninë tanimë i gjithë fokusi është te mbijetesa në kampionat.

Kupa e Shqipërisë

Faza çerekfinale/ E mërkurë, 17 shkurt

Skënderbeu – Vllaznia 2-1
Golat: Renatinjo 41′ Xhejms 56’/ Marku 88′ (Ndeshja e parë 0-0)
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Lulaj, Arapi, Abazi, Progni, Eskuerdinja, Lilaj, Nafiu, Xhejms, Renatinjo Trajner: Mirel Josa
Vllaznia: Dragojeviç, Pjeshka, Cicmil, Vrapi, Marku, Sefa, Tafili, Krymi, Bardulla, Çinari, Kalaja Trajner: Armando Cungu

(d.b/PanoramaSport/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb