Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, teksa hyri në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit, është pritur me duartrokitje nga simpatizantët e tij.

Pasi doli nga banesa e tij disa minuta më parë, deputeti socialist ka thënë për gazetarët vetëm: “S’keni durim të prisni 5 minuta?”.

Brohorimat e simpatizantëve të tij shoqëroheshin edhe me shprehje kurajuese për ish-ministrin. “Mos ki frikë o trim,” dëgjohet të thotë njëri prej tyre.

Sot në orën 11:00, pranë selisë së Kuvendit, do të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet ku do të shyrtohet kërkesa e Prokurorisë. Një kopje e kësaj kërkese i është dhënë çdo anëtari të Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet si dhe vetë Tahirit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: