Milan Skriniar ka thënë se do të dëshironte që Napoli të fitonte Sucdetton dhe jo skuadra e Juventusit.

“Juventus apo Napoli për Scudetton? Shpresoj që napolitanët ta fitojnë atë sepse aty luan miku im Marek Hamsik. Do të doja me të vërtetë”, tha Skriniar për revistën “Pravda”.

“Unë duhet të pranoj se me të vërtetë e pëlqej Napolin, por e di që nuk do të jetë e lehtë për ata, sepse Juventusi ka karakter të shkëlqyer, i cili nuk gabon shpesh në kampionatin italian. Ne duam të bëjmë më të mirën që mundemi në ndeshjet tona të ardhshme, kështu që të mund të përfundojmë në katër vendet e para dhe të kualifikohemi për Ligën e Kampionëve. Ne luajtëm në disa ndeshje shumë keq dhe humbëm terren. E ardhmja? Unë nuk di asgjë për interesimin nga ekipet e tjera. Tani për tani, jam i përqendruar vetëm te Inter “, tha sllovaku.

Theksojmë se për qendërmbrojtësin kanë shprehur interes shumë skuadra evropiane dhe mund të jetë një ndër mbrojtësit më të kërkuar gjatë merkatos së verës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb