KAVAJE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një incident që ka ndodhur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Kavajë, ku nënkryetarja e PS është përplasur me anëtarin e PD dhe kryebashkiakun.

I gjithë debati nisi pas thënies së vjetër që nënkryetarja e PS tha; ‘Llogje Kavaje’, ndërkohë që në debat u përfshi edhe kryebashkiaku Isa Sakja. Berisha shkruan se socialistja fyeu popullin e Kavajës, ndërsa publikon edhe mesazhin e qytetarit dixhital.

“Nenkryetarja siciliste e këshillit bashkiak fyen popullin e Kavajes. Por demokratet e detyrojnë te tërhiqi fyerjen dhe te kerkoje ndjese.

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
“Doktor, ja se si e quan popullin e Kavajes keshilltarja e Partise Socialiste dhe njeheresh nen/kryetare e Keshillit Bashkiak Dhurata Sheme! Ndonese eshte aty me votat e qytetareve te Kavajes,ajo pa pike turpi, me ze dhe figure ofendon me sy qytetaret fisnik e punëtor te qytetit tim.”, thuhet në mesazhin që ka publikuar Berisha.

‘BalkanWeb’
zbardh të plot debatin në mbledhjen e Këshillit

DEBATI
Këshilltari i PD: Për përfitimet e tua personale nuk e kërkove më (Flasin për një çështje)
Nenkrytarja e PS: Çfarë kërkova? Çfarë përfitova?
Këshilltari i PD: E di ti ça është.

Nenkrytarja e PS: Ma thuaj pra. Për ‘llogje Kavaje’ ka plot

Këshilltari i PD: Mos e përmend më ‘Llogje Kavaje’ se ti ke nderin të vish këtu në Kavajë. Nuk e meriton Kavajën ti. Ishe ti që më kërkove ndihmë dhe më the; ‘më mbështet në kërkesën time që do bej për shkollën’ dhe më pas e shite dhe mbylle gojën.

Kryebashkiaku i Kavajës Isa Sakja: Jo vetëm në emrin tim, por edhe në emër të detyrës që mbuloj dhe gjithë qytetarëve të Kavajës, të kërkoj publikisht që të tërheqësh mbrapsht atë që the. S’mund të ketë më shprehje denigruese për një komunitet që në Shqipëri njihet për mirë. S’mund të ketë. Aq më fortë kur ju zonjë jeni nënkryetare e Këshillit Bashkiak të Kavajës dhe përfaqëson në atë karrige qytetarët e Kavajës dhe Golemit. Binduni që këtu ku jemi nuk na sollën as votat e burrit, as të komshiut e as e lagjes, pro na ka prurë vota e këtyre banorëve të mrekullueshëm. Të ftoj që me mirësjelljen më të madhe prej Kavajasi ta marrësh mbrapsht atë fjalë. Unë nuk mund të lë ty ose askënd që të shpreh atë gjë për Kavajën. Kavaja nuk është popull llogjesh, por pune. Se dalin njerëzit që në orën 7:00 e ikin në shtëpi në orën 19:00 dhe i mbajnë fëmijët me djersën e ballit.

Nenkrytarja e PS: Ok, ju kërkoj ndjesë, e tërheq.
(ed.me/BalkanWeb)