ESTONI– Pas rekomandimit pozitiv që KE dha për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE, socialistët kanë nisur aksionin për finalizimin e këtij hapi. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla po marrin pjesë sot në Samitin e Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Evropian që po organizohet në Talin të Estonisë.

Ky takim i rëndësishëm i Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Evropian si edhe kryetarët e parlamenteve të vendeve që aspirojnë për t’u anëtarësuar, vjen pikërisht në një moment ku socialistët po kërkojnë një mundësi për mbështetje nga parlamentet e vendeve anëtare.

Gjithashtu ne fokusin e diskutimeve të saj, Takimi do të ketë tematikat si e “E ardhmja e Bashkimit Evropian” dhe “Evropa dhe mbrojtja e sigurisë”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb