TIRANE – Përmbajtja e madhe e proteinave nga 35 deri deri 40 për qind, e bën sojën superiore në krahasim me artikujt e tjerë, por është mirë të dini që përmban edhe që të tetë amino-thartirat të cilat janë të rëndësishme për ushqimin e njeriut.

Këto produkte përftohen me njomjen e sojës e cila qëndron një kohë, bluhet dhe kullohet, pastaj qumështi i tillë thartohet ose bëhet djathë.Nga mbetjet bëhen thjerrëza ose bërxolla soje, të cilat kryesisht përbëhen nga hidrokarburet e patretura, përkatësisht nga fibrat.

Pa marrë parasysh se në çfarë forme i konsumoni produktet e ndryshme të sojës, ato kanë të njëjtat vlera si edhe soja e zier, të njëjtat kalori dhe të njëjtën cilësi ushqyese shkruan telegrafi.
Soja u rekomandohet personave të cilët për shkak të problemeve shëndetësore nuk u lejohet konsumimi i proteinave shtazore, d.m.th. mishi. Gjithashtu, proteinat e sojës përmbajnë kalcium dhe estrogjene bimore, të cilat pengojnë me siguri osteoporozën dhe zvogëlojnë valungën te femrat gjatë menopauzës.

Hulumtimet kanë konstatuar që konsumimi i sojës zvogëlon kolesterinëne serumit dhe rrezikun nga kanceri i gjirit, prostatës dhe zorrës së trashë.
Edhe pse ka përmbajtje të konsiderueshme të yndyrës, pothuajse 90 për qind të atyre yndyrave janë të pangopura, kështu që zvogëlojnë kolesterinën dhe mbrojnë nga arterioskleroza.

Soja është shëruese në terapinë e psoriazës, ekzemës, të thatit, përmban shumë fibra, hidrokarbure të patretshme, gjë që i ndihmon zbrazjes së rregullt të zorrëve.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb