FRANCË- Sipas sondazheve Marine Le Pen nuk pritet të ketë një rezultat të mirë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, siç kishte në raundin e parë. Ajo u radhit e dyta, duke kapur raundin e dytë në garën për t’u zgjedhur presidente e Francës, por në ballafaqimin direkt me Emmanuel Macron, ajo nuk pritet të dalë mirë.
Kështu të paktën thuhet në sondazhin e bërë në Francë, që e ka siguruar ‘The independent’, i cili e nxjerr Le Pen shumë larg fituesit të raundit të parë, Macron.
Sipas sondazheve, në raundin e dytë Macron do të marrë 63.1% të votave të francezëve, ndërsa Le Pen nuk do të arrijë të marrë më shumë se 36.9% të tyre.

Të gjitha partitë politike në Francë kanë bërë thirrje që të votohet kandidati pro-evropian, Macroni. Madje, edhe në partinë e Le Pen nuk e fshehin se janë të dëshpëruar me rezultatet e fundit nga terreni. Raundi i dytë i zgjedhjeve për president të Francës, do të mbahet më 7 maj.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb