Donald Trump është gati të bëjë betimin si presidenti më pak popullor në historinë e 40 viteve të fundit të Shteteve të Bashkuara. Të paktën ky është rezultati i një sondazhi të Washington Post.

Vlerësimi për të para inaugurimit nuk shkon më shumë se 40%, në një kohë që para inaugurimit edhe popullariteti i Barack Obamës ishte 79%, kurse ai i Xhorxh W. Bush 62%, ndërsa ai i Bill Clinton në 68%.

E për këtë sondazh, sigurisht që Trump e ka pasur një reagim. “Të njëjtët persona që kanë bërë sondazhet e rreme gjatë zgjedhjeve, janë duke bërë tani sondazhe për popullaritetin tim, janë shifra të manipuluara”,- thotë Trump në një postim në Twitter.

54% e të anketuarve në SHBA, në fakt kanë shprehur kundërishtimin e tyre për punën e Trump, pas fitores së tij ndaj rivales Clinton, ndërsa thonë se përveç polemikave që e shoqëruan gjatë zgjedhjeve, manjati ka vazhduar me gafa, grindjet me Rusinë për sulmin e hakerave, akuzat ndaj shtypit dhe FBI-së si dhe sharjet ndaj BE e Gjermanisë së fundmi.

Megjithatë, sondazhi nxjerr në pah se shumica e amerikanëve, pavarësisht mungesës së popullaritetit, janë optimistë për sa i përket mbajtjes së premtimeve të fushatës elektrale, veçanërisht ato në fushën e ekonomisë dhe luftën kundër terrorizmit. Amerikanët shprehen të dyjëzuar për mënyrën se si duhet të jenë marrëdhëniet me Rusinë dhe Putin.

Në të njëjtën kohë që doli sondazhi, stafi i ngushtë i Trump po punon që gjithçka të jetë gati për ditën e inaugurimit të tij si Presidiet i 45-të i SHBA-ve, më 20 janar.

Të jeni të sigurit, nuk do të ketë festime të tepërta. Ndërsa festimet për inaugurimni e Obamës zgjatën 5 ditë, ato të Trump do të zgjasin vetëm 3. Ndërsa Bill Clinton organizoi 14 ballo zyrtare, Trump do të jetë vetëm në 3 të tilla. Ndërsa presidentët e tjerë kanë marrë pjesë në parada që zgjasnin më shumë se katër orë, rriga e Trump drejt Shtëpisë së Bardhë do zghjasë vetëm 90 minuta, raporton Washington Post.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: