KORÇË- Korça vijon të mbetet qendra e vëmendjes edhe për 3 ditë të tjera. Sonte qyteti do të ndizet sërish nën ritmet e muzikës më të mirë dhe këngëtarëve më të njohur në vend.

Nata e tretë e festës së Birrës, ka tejmbushur qytetin e Korçës me turistë nga të gjitha vendet e Europës por edhe më larg.

festa e birres 2

Një prej veçorive është pikërisht birra e parë shqiptare, Birra Korça, e cila ka sjellë në qytetin juglindor edhe barin e parë të hapur. Turistë të shumtë gjermanë kanë shijuar birrën shqiptare, fama e të cilës ka kaluar tej kufijve, duke shprehur vlerësimet më të mëdha.

Ata kanë vizituar edhe fabrikën e Birrës Korça. News24 do të transmetojë gjithçka nga festa që do të vijojë për pesë net me radhë, duke e kthyer Korçën në epiqendër të sezonit veror dhe një destinacion perfekt për ata që duan të kalojnë ditë dhe net të paharruara.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: