Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho, e cila interpretoi rolin e Cio-Cio-San në shfaqjen ‘Madama Butterfly’ nëpër vende të ndryshme të botës, ka festuar 43 vjetorin e saj të lindjes, ndërsa ka marrë një surprizë të këndshme.

Teksa ishte duke dhënë një koncert në teatrin e Madridit, gjithë trupa ka ndaluar gjithçka dhe ka vendosur këngën e ditëlindjes duke bërë që sopranoja shqiptare të shpërthente në lot nga emocionet.

“Çdo qenie humane e ndjen kur e duan… Ju falenderoj nga thellësia a zemrës sime Madrid”, shkruan sopraoja shqiptare Ermonela Jaho.


(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: