BRITANI E MADHE – Zilet e dasmës mbretërore do bien në Britaninë e Madhe këtë të shtunë në mesditë në martesën e Princ Harry-it dhe Meghan Markle, e cila nuk do te shoqërohet në altar nga i ati i saj në kështjellën Winsdor pasi ka bërë një ndërhyrje në zemër. Nusja do të shoqërohet nga vjehrri i saj, Princi Carls.

Ndiqeni live hap pas hapi ceremoninë që po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.
Kisha ku do të zhvillohet dasma

TELEMMGLPICT000163992222_trans_NvBQzQNjv4BqpdpCsDEHI-S5JwZr3nT67OhAFAI_f6ud569StXyOKH0

Përgatitjet kanë kohë që kanë nisur. Dasma përllogaritet të kushtojë miliona euro ndërsa provat e fundit u kryen këtë të premte. Princesha e ardhshme Meghan është fotografuar brenda makinës teksa shkonte drejt kështjellës Windsor bashkë me princ Harry-in. E veshur me të bardha dhe me grim më të rënduar se zakonisht, Meghan dukej buzagaz teksa bisedonte me princin e saj.

-640-0-5aff2385a2992

Dasma mbretërore është event i viti paparacët dhe e gjithë bota do i kenë sytë mbi ta. Orë më parë, mbërriti në Angli edhe e ëma e nuses, e cila do të jetë pranë saj gjatë kurorëzimit të martesës më 19 maj.

4C6AC3A100000578-5747355-image-a-18_1526710914521

Autoritetet në vendin ku ndodhet Kështjella Winsdor kanë larguar nga zona njerëzit e pastrehë para se të zhvillohet ceremonia e martesës këtë fundjavë.
Qindra njerëz janë mbledhur  para Kështjellës Windsor, ku do të mbahet ceremonia e kurorëzimit.

4C6AD43C00000578-0-image-a-9_1526710494546

Kureshtja është e madhe por edhe pritshmëritë për fustanin e nuses. Pjesë e ceremonisë do të jetë edhe këngëtari Elton John, jo vetëm si i ftuar nderi, por sipas mediave britanike ai do të këndojë për familjen mbretërore.4C6AE95D00000578-5747355-image-a-50_1526711638754

MEGAN 2

MEGAN
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb