Shumë u befasuan sot teksa panë që në formacionin zyrtar të Gjermanisë kundër Suedisë të mungonte Ozil.

Turko-gjermani që luan me Arsenal kishte qenë gjithmonë një pikë referimi për skuadrën, por si duket Low pas kritikave të shumta ndaj lojtarit vendosi të mos i besojë më nga minuta e parë, të paktën në këtë sfidë.

Ky vendim i trajnerit prishi edhe një rekord fantastik që mbante lojtari. Prej vitin 2009, moment kur ka debutuar Gjermaninë, 29-vjeçari kurrë nuk e kishte nisur nga stoli.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb