Pas një maratone disa mujore bisedimesh mediat greke raportojnë se është arritur një marrëveshje për emrin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Republika Veriore e Maqedonisë është emri për të cilin janë dakorduar të dy kryeministrat, ndërsa marrëveshja ndërmjet dy vendeve, Zaev dhe Cipras do ta nënshkruajnë gjatë kësaj fundjave, me shumë gjasa të shtunën në Prespë, në territorin grek, njoftojnë mediat greke.

“Çështja e Shkupit një hap drejt zgjidhjes”, “Sot mbyllet çështja e Shkupit”, “Sot është telefonata kryesore”, “Maqedonia Veriore është emri i dakorduar”, janë disa nga titujt e mediave greke, lidhur me bisedën telefonike të paralajmëruar që sot të ndodh ndërmjet kryeministrit Zaev dhe Cipras.

Sipas informacioneve në Greqi, nëse sot arrihet marrëveshje, pritet që kryeministri grek të njoftojë, fillimisht presidentin e shtetit të Greqisë, ndërsa pastaj edhe liderët partiak.

Po sipas tyre nëse diçka e tillë ndodh, Zaev e Cipras pritet të takohen gjatë fundjavës në Prespë, në territorin grek dhe ta zyrtarizojnë marrëveshjen.

Zaev tha se po pret për bisedën e tij telefonike me Alexis Tsipras sot për të mbyllur të gjitha çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur një marrëveshje mbi çështjen e emrit, shkruan gazeta “Protothema” ne oren 13.01 me orën lokale.

“Shpresoj se sot do të jemi në gjendje të njoftojmë diçka pozitive për botën,” tha Zoran Zaev për gazetarët.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: