TIRANE– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zgjedhur një kolazh me foto nga punët e bashkisë për të falënderuar qytetarët një vit pas marrjes së detyrës.

Në sloganin “Tirana 1 vit në punë”, ashtu sicc kishte premtuar për të rikthyer qytetin në punës, krahas logos së këtij përvjetori të pari, Veliaj shfaq në postimin e tij edhe foto të ndryshme nga disa prej projekteve të mëdha që po zbatohen nga Bashkia e Tiranës.

“1 Vit! Më shumë mirënjohje për gjithë mbështetjen tuaj! Tirana NUK ndalet më! ‪ #‎Bashke”, shkruan Veliaj ën rrjetin social Facebook.

Erion Veliaj u betua si kryebashkiak më 30 korrik 2015 në Këshillin Bashkiak të Tiranës, pasi fitoi zgjedhjet vendore përballë kandidatit të Partisë Demokratike, Halim Kosova.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: