ELBASAN- Në një kohë kur sot luhet ndeshja Skënderbeu-Dinamo e Kievit në ‘Elbasan Arena’, policia ka ndërmarrë një sërë masash për mbarëvajtjen e situatës.

Masat e marra nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, bëhen në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit. Takimi do të nisë në orën 21:05.

QARKULLIMI I MJETEVE
Lëvizja e mjeteve do të bllokohet nga ora 18:30 në segmentin rrugor nga “Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa” me rrugën “Kamber Sejdini” deri tek “Kryqëzimi i tapetave” deri në përfundim të takimit dhe largimit të ekipeve nga stadiumi.
Levizja e mjeteve të ekipit vendas dhe të huaj, do të bëhet në rrugen “Lulet”- Posta –Bashkia – Stadium e kthim
Aksi rrugor nga sheshi i stadiumit, Kryqëzimi I tapetave, ish-konservimi për daljen në unazë dhe në Spitalin Rajonal do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 108 punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet dhe Stacionet policore vartëse të saj, dhe FNSH-ja.
Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb