TIRANË – Poeti i mirënjohur Xhevahir Spahiu ka mbushur sot 70 vjeç! Ministria e Kulturës e ka uruar Spahiun nëpërmjet rrjeteve sociale dhe ka njoftuar aktivitetet që do të zhvillohen nesër në nderim të tij:

“Gëzuar në 70-vjetorin që kujtesa nuk e lejon të shprehet, me vargun e ri të shkruar. Por, kemi kujtesë-poezinë. Të hënën, më 2 mars, Akademia e Shkencave do të organizojë paradite një takim me shkrimtarin ndërsa “Poeteka” do të organizojë në sallën e Teatrit të Metropolit, aktivitetin “Ora poetike” në orën 19.00.”

Dhe, urimi dhe kujtesa e Ministrisë së Kulturës është mbyllur me vargjet e poetit:
Dheu im
Mos më zezò,
Mos u kthe në shushamë.
Të kam mbajtur, mbamë!

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: