NG ZONJA KATERINA

Përbërësit
1 pako makarona spageti Garofalo
2 kuti ragu (360 gr) të gatshme Star
2 domate mesatare
1 lgj pure domate Star
2 lgj vaj ulliri Olitalia
1 koncentrat pule Gallina Blanca
1 lk sheqer, kripë, piper i zi
1 tufë majdanoz ose borzilok
Djathë kaçkavall sipas dëshirës

Përgatitja
Vendosim makaronat të ziejnë në ujë të vluar me kripë sipas minutazhit të përcaktuar në paketim.

Ndërkohë në një tenxhere të vogël me 2 lugë vaj ulliri vendosim domatet të prera në kubikë, 1 lugë pure domate, 1 koncentrat pule të thërmuar dhe pak sheqer. I kaurdisim domatet për 5-6 minuta dhe më pas shtojmë pak ujë të ngrohtë nga lëngu i zierjes së makaronave dhe ragunë e gatshme. I trazojmë mirë përbërësit dhe i lemë për rreth 5 minuta që salca të lidhet mirë. E rregullojmë në fund me kripë dhe piper të zi dhe më pas shërbejmë makaronat të ziera aldente me ragunë duke e pudrosur me majdanoz ose borzilok dhe me pak djathë kaçkavall.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: