I ftuar në emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, Edmond Spaho, kreu i grupit parlamentar të PD-së, foli për finalen e Botërorit që do të luhet të dielën mes Francës dhe Kroacisë.

Do shkojë me shtesë finalja, duke parë se Kroacia 3 ndeshjet me eliminim direkt i ka çuar në këtë pikë?

“Nuk është për t’u habitur. Finalet vendosen me 1 gol, jo shumë gola. Ka përplasje taktike, Kroacia do të vi pak e lodhur megjithëse kjo është për tu diskutuar pasi kundër Anglisë ishin ‘tre luanët’ që e lëshuan lojën.

Franca ka lojtarë të rinj që do të pushtojnë futbollin, por lojtarët e Kroacisë lidhen më mirë me njëri tjetrin dhe kanë më shumë eksperiencë. Ky është shansi i fundit për këta lojtarë për të fituar. Ata do të jenë jashtëzakonisht të motivuar. Kjo ndoshta i heq atyre edhe lodhjen.

Unë kam besim se Kroacia mund t’ia dalë. ”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb