Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, është paraqitur sot para mediave për të folur për sezonin që sapo u mbyll, me zikaltërit të cilët arritën të kapnin një vend në “Champions League”.

Tema që ka tërhequr më shumë vëmendje ishte mbajtja në skuadër e dy futbollistëve Rafinha dhe Cancelo, të cilët italianët i kishin marrë në formë huazimi respektivisht te Barcelona dhe Valencia.

Por në momentin që kishte më shumë se kurrë optimizëm të zikaltërit Spalletti ka dhënë lajmin e hidhur për tifozët: ata do të largohen.

“Klubi ka filluar të lëvizë shumë mirë në merkato, por duhen bërë edhe llogaritë sepse ato janë shumë të rëndësishme. Tashmë futbolli ka ndryshuar, më përpara jepej një penallti dhe mbaronte aty. Tani të japin penallti por ta heqin pas një minuti.

Duhet theksuar se Interi ka nënshkruar një marrëveshje me UEFA-n e cila duhet respektuar sepse e dimë të gjithë se çfarë ndodh nëse nuk e respektojmë. Dua t’ju kujtoj se këtë marrëveshje pronarët e rinj të Interit e kanë trashëguar nga ata të vjetrit, kanë qenë ata që e kanë nënshkruar. Por unë nuk jam specialist por e di që bilanci ka shumë rëndësi.”

Po tentoj t’ju heq pak nga puna sot: Cancelo dhe Rafinha për momentin nuk mund të qëndrojnë tek Interi. Nuk mund t’i blejmë dot. Ne një moment të dytë të shohim nëse do ia arrijmë. Ata të dy janë lojtare të mrekullueshëm. Kush nuk do të donte t’i kishte në skuadër. Na kanë dhënë forcë nga ana futbollistike por edhe nga ana mentale.

Por për fat të keq kështu funksionon sepse pastaj nëse nuk i respektojmë rregullat do të na mbeten si lojtarë vetem Ausilio, Gardini dhe Antonello.”

Ky është një lajm shumë i keq për të gjithë tifozët, por me sa duket, Interi i ka duart e lidhura, të paktën deri me 30 qershor.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb