KOSOVË-Kundërshtimin e Spanjës për pranimin e Kosovës në UNESCO, e ka shprehur këtë javë në Paris, ministri i Arsimit, Íñigo Méndez de Vigo.

“Spanja pajtohet që të pranojë anëtarë të rinj vetëm nëse ka një unitet në bashkësinë ndërkombëtare për ekzistencën e një shteti, që një pranim i tillë nuk do të shkaktonte ndarje në organizatë dhe që nuk do të nxiste debate të reja”, ka thënë Mendez de Vigo, duke paralajmëruar votën kundër Kosovës, transmeton Koha.net.

Sipas gazetës spanjolle, El Pais vetë sekretari amerikan i shtetit, John Kerry në një vizitë në UNESCO, në Paris, së fundi e ka dërguar përpara mesazhin për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Ndërkohë, Rusia do të dërgojë të premten ministrin e jashtëm, Sergey Lavrov për të lobuar kundër pranimit të Kosovës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: