Spanja masakroi Lihtenshtejnin, duke fituar 8-0 për të vazhduar e qetë kryesimin e saj në grupin G të eliminatoreve, në të cilin bën pjesë edhe Shqipëria. Përfaqësuesja e drejtuar nga Lopetegui ka triumfuar shumë lehtësisht përballë ekipit që Shqipëria mposhti pak ditë më parë, dukë shënuar që në minutën e tretë me Ranos e më pas duke dominuar pa probleme.

Dygolëshat e Morata e Aspas, si dhe golat e Isko, Silva e autogoli i Gopel, vulosën fitoren e thellë të Spanjës, e cila kishte triumfuar me të njëjtat shifra edhe në ndeshjen e parë.

Ndërkaq, Italisë i ka mjaftuar goli i Imobiles për të mundur Izraelin dhe për të mbajtur gjallë shpresat për një vend të parë në grup./PanoramaSport

Ndeshjet
Lihtenshtejn-Spanjë 0-8
Itali-Izrael 1-0
Maqedoni-Shqipëri 1-1

shqiperia renditje

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb