SPANJE- Ministria e Brendshme spanjolle njoftoi sot arrestimin në Katalonjë, në verilindje të Spanjë, të dy personave të dyshuar për rekrutimin e personave të gatshëm për xhihad dhe të një gruaje që po përgatitej të shkonte në zonat e konfliktit.

“Dy persona të moshës 32 dhe 42 vjeç dhe me origjinë nga Maroku u arrestuan nga Garda civile në Barcelonë”, sipas një komunikate të Ministrisë së Brendshme.

Ata dyshohen se nëpërmjet platformave të ndryshme virtuale dhe rrjetet sociale kanë publikuar idealin ekstremist të Shtetit Islamik dhe kanë tërhequr persona për t’i dërguar në zonat e konfliktit.

Spanja, në gjendje alarmi antiterrorist të riforcuar që prej muajit qershor, ka arrestuar që prej fillimit të vitit 95 persona në kuadër të hetimeve të këtyre rrjeteve xhihadiste.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb