Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) dhe zv/president i UEFA, Angel Maria Villar, është kandidat për presidencën e instancës evropiane të futbollit, bëri të ditur të marten RFEF.

Që nga pezullimi i Michel Platini më 9 maj, Angel Maria Villar, i cili ka marrë përgjegjësitë e presidentit, është kandidati i tretë i deklaruar për të zëvendësuar francezin, pas holandezit Michael van Praag dhe sllovenit Aleksandër Ceferin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb