I ftuar në emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, Ermal Tahiri, ish-lojtar i kombëtares tani specialist futbollit, foli për ‘luftën’ e golashënuesve në Botëror.

Pasi evidentoi Lukakun me ‘tripletën’ e realizuar dje kundër Tunizisë Tahiri u shpreh: “Unë nuk i jap shumë meritë Ronaldo-s. Pas 3 golave me Spanjën realizoi 1 me Marokun, por më pas për 86 minuta nuk u pa në fushë.

Unë nuk i ul vlerat Ronaldo, por Botërori ka dhe shumë ndeshje dhe janë mjaft lojtarë të tjerë që mund të dalin në skenë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb