Pa dyshim kjo mund të quhet nata e Mauro Icardi-t, i cili i dhuroi fitoren Interit në derbin e Milanos përballë kuqezinjve.

Me tre golat e tij, Interi fitoi 3 pikë të çmuara në fitoren e vështirë 3-2 përballë Milanit në Serie A. “Derby della Madonnina” ishte një spektakël i vërtetë golash dhe emocionesh për të dy tifozeritë, me Interin që u gjend gjithnjë në avantazh.

Goli i parë erdhi nga argjentinasi në minutën e 27-të. E gjitha kjo pas një kundërsulmi të shpejt të vendasve, por në fund Icardi shfrytëzoi asistin nga Antonio Candreva.

Milani barazoi në pjesën e dytë me Suso-n por ishte Icardi sërish që kaloi zikaltërit në avantazh pak minuta më vonë. Por, Milani nuk u dorëzua dhe gjeti rrjetën sërish me Bonaventura-n.

Atëherë kur u mendua se gjithçka kishte përfunduar, Inter fito një penallti, dhe Icardi e shndërron sërish në gol, duke i dhënë fund kështu një nate magjike për të dhe për Interin.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb