1.2 kg spinaq
2-3 kokrra qepë
2 lgj vaj ulliri
4 kokrra vezë
1 ½ gotë qumësht
1 ½ lgj miell
2 lgj gjalpë
3 lgj djath kaçkavall të grirë
Kripë, piper i zi, arrë moskat, koper

Lajmë spinaqin dhe e kalojmë në ujë të vluar me kripë për 2 minuta. Më pas e kalojmë në ujë të ftohtë me akull, e shtrydhim mirë dhe e presim vrazhdë. Ndërkohë në një tigan me vaj kaurdisim qepët të prera në kubikë derisa ato të zbuten ( i ndihmojmë duke i hedhur pak ujë herë pas here me qëllim që qepa të mos ngjyroset). Shtojmë më pas kripë, piper të zi, arrë moskat, koper dhe spinaqin dhe e lemë në zjarr derisa ai të ulë volumin. Lyejmë tavën me gjalpë, e pudrosim atë me peksimadhe, vendosim spinaqin dhe e nivelojmë mirë. Rrahim 4 kokrra vezë me qumësht dhe pak miell, i përziejmë mirë derisa të formohet një masë homogjene. Shtojmë dhe pak kripë dhe arrë moskat dhe e vendosim kremin mbi spinaq duke vendosur pak gjalpë mbi të dhe duke e pudrosur me djath kaçkavall të grirë. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 15 minuta derisa të mpikset dhe të marrë një ngjyrë të verdhë.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb