Të ftuara në emisionin e Pasdites në Top Channel, Dr.Shk. Iris Allajbeu, Shefe e Departamentit të Imazherisë së Avancuar në Spitalin Amerikan dhe Zj. Oriela Kosho, Drejtore e Marketing & PR në Spitalin Amerikan u ndalën në sensibilizimin e grave në kuadër të muajit Tetor, muajin e luftës kundër Kancerit të Gjirit dhe fushatën e thirrjen e vazhdueshme të Spitalit Amerikan mbi kontrollin periodik për të parandaluar dhe kapur në kohë sëmundjen e kancerit.

Në rastin e prezantuar në emisionin e pasdites, Zj. Brunilda Alimerkaj, e cila prej disa vitesh vuan nga kanceri i gjirit dhe ndonëse iu nënshtrua trajtimit, tashmë ajo lufton në fazën e dytë të rikuperimit nga sëmundja. Por dhe vetë Brunilda nuk e ka lejuar sëmundjen të triumfojë, “E gjej forcën te vajzat për të jetuar dhe nuk dua që atyre ti mungojë asgjë” është shprehur ajo. Zj. Brunilda thekson se nisur nga rastet e tjera të cilat ka hasur në familjen e saj, e shtyn atë të mendojë se kjo sëmundje është gjenetike dhe shqetësimi i saj më i madh është nëse vajzat ato do të kenë të njëjtin fat.

Spitali Amerikan, gjithmonë si pjesë të punës së përkushtuar, në ndihmë të pacientëve, do të mundësojë ekzaminime, asistencë mjekësorë dhe konsulencë të vazhdueshme nga mjekët radiologë specialistë të ekipit të Imazherisë së Avancuar në Spitalin Amerikan, ekip i cili ka qenë tejet i angazhuar dhe luan një rol kyç në informimin, diagnostikimin, ndjekjen e mëtejshme me teknologjinë më të avancuar dhe kualitetin maksimal të shërbimit shëndetësor.

Spitali Amerikan i ka mundësuar vajzave të Zj. Brunilda analizat lidhur me predispozitën gjenetike të shfaqjes së sëmundjes së kancerit nga nëna të fëmija, kjo një dëshirë tejet e madhe e saj.

Spitali Amerikan, si institucioni shëndetësor, më i besuar nga pacientët për shërbimet e tij të specializuara, ka mundësuar asistencën e tij duke vazhduar dhënien e kontributit shëndetësor në ndihmë të grave në nevojë të cilat vuajnë nga sëmundja e kancerit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: