Kur aparaturat mjekësore, sallat e operacionit dhe të gjitha kushtet e tjera spitalore, janë avangardë, puna e një kirurgu me eksperiencë bëhet më e lehtë dhe konkludon me suksesin e radhës. Ky sukses në vijim do të thotë më shumë jetë të shpëtuara pacientësh dhe trajtim mjekësor që mundëson jetëgjatësi, më pak dhimbje gjatë një operacioni dhe rikuperim shumë më të shpejtë të të sëmurit.

Teknika më e re e përdorur në Spitalin Amerikan, dëshmon se kombinimi mes teknologjisë dhe stafit të zgjedhur bën të mundur që mjekësia në Shqipëri të ecë përpara. Kjo është e vetmja rrugë, çka e bën Spitalin Amerikan të jetë krenar që në cilësi, renditet përkrah qëndrave më të njohura të ekselencës spitalore në Europë. Teknika më e re për heqjen e një mase tumorale me laparaskopi, e realizuar në këtë spital nga Mjeku i njohur Arben Beqiri,ish minister i Shëndetësisë deri dy muaj më parë, është një arritje e madhe në kirurgjinë laparaskopike.

Pas kryerjes së kësaj ndërhyrje, rasti është referuar si një sukses në Konferencën e 25-të të Kirurgjisë. Bëhet fjalë për një ndërhyrje mjaft komplekse që i hap rrugën dhjetra të tjerave në raste tumoresh të vështira për tu trajtuar me kirurgjinë tradicionale.

Kjo teknikë që vjen për herë të parë në Shqipëri, kryhet prej disa vitesh në spitalet Europiane, çka ka bërë që rastet e tumoreve për shkak të saj të ecin mjaft mirë në vijim. Me anë të kësaj teknike trajtohet gjithashtu edhe një gamë e gjerë sëmundjesh të tjera. “ Është një teknikë e avancuar dhe mjaft komplekse e cila realizohet për herë të parë në vendin tonë. Kjo teknikë konsiston në një ndërhyrje, e cila përmes kamerave bën të mundur 4 prerje të vogla, gjysmë centimeter dhe 1 centimetër për heqjen e një tumori të zorrës së trashë. Nëse do ishte përdorur kirurgjia tradicionale pacienti do të kishte një prerje rreth 20 centimetra”, sqaron Dr. Arben Beqiri, kirurgu i njohur që ka realizuar këtë operacion. Ai shton se diferenca në këtë teknikë është se pacienti lë spitalin brenda 4 ditëve.

thumbnail_Arben Beqiri_kirurg_Foto

“Nëse do kryhej ndërhyrja kirurgjikale pa laparaskopi, do të kishim një invalidizim të personit për të paktën 10 ditë. Rekuperimi do të ishte shumë i vështirë, ndërsa kjo metodë mikroinvazive bën të mundur që përmirësimi i pacientit të jetë spektakolar pas operacionit”, shprehet mjeku Arben Beqiri. Ai thekson se pajisjet mjekësore, teknologjia dhe sallat operatore janë tepër të rëndësishme për të realizuar këtë ndërhyrje “. Pajisjet dhe teknologjia janë thelbësore, ose 50% e punës në këtë rast, pavarësisht eksperiencës dhe aftësisë së mjekut, pa to do të ishte e pamundur kryerja e saj”, sqaron kirurgu Arben Beqiri. Spitali Amerikan, me 3 filialet e tij, disponon aparaturat mjekësore më moderrne, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera më të zhvilluara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: