TIRANE- Pas ndarjes nga jeta të thelemuesit të Marfin Group Investment dhe Kryetar i Hygeia Group, Bordi drejtuesi i spitalit Hygeia në Tiranë ka vendosur të dhurojnë në formë donacioni një shumë prej 3,000 euro fondacioneve dhe organizatave që u vijnë në ndihmë fëmijëve. Bordi ka shprehur ngushëllim familjarëve për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

DEKLARTA E BORDIT TË DREJTUESVE TE SPITALI HYGEIA
Bordi i Drejtuesve të Spitalit Hygeia Tiranë, pjesë e Marfin Group Investment (MIG), pas marrjes së njoftimit të vdekjes së Andreas Vgnenopoulos, themelues i Marfin Group Investment dhe Kryetar i Hygeia Group, i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes së Tij dhe në Nderim të kujtimit dhe veprës së Tij, do të dhurojnë, në formë donacioni, 3,000 euro:

– Fondacioni “Down Syndrome Albania”
– Organizata për mbështetjen e fëmijëve të abandonuar (OSAAB) – Programi “Djepi i Ëngjëjve” pranë Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” Tiranë
– Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli” Tiranë

Spitali Hygeia Tiranë, në vijim, do të ofrojë edhe Mamografi falas për gratë që vuajnë dënimin në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Ali Demi”, Tiranë.
BORDI I DREJTORËVE
SPITALI HYGEIA TIRANË
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: