A ka spiunë të Edoganit në zyrat shtetërore gjermane? Një sërë azilkërkuesish turq mendojnë se të dhënat e tyre janë përcjellë në Turqi.

Azilkërkues nga Turqia kanë ngritur akuza të rënda ndaj autoriteteve gjermane, se ato i kanë përcjellë të dhënat e tyre personale tek medie tä afërta me qeverinë turke, për të demaskuar të prekurit. Kështu njoftojnë revista “Der Spiegel” dhe stacioni televiziv ARD në emisionin “Report Mainz”.

Sipas tyre pak pasi azilkërkuesit ishin paraqitur tek Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë apo tek zyrat e të huajve, të dhënat e tyre, si vendi i qëndrimi në Gjermani, janë botuar në mediat turke, të cilat i kanë quajtuar ata si “terroristë”. Sipas revistës “Der Spiegel” të prekurit mendojnë se të dhënat e tyre i kanë përcjellë përkthyesit, shkruan Deutsche Welle.

grushti i shtetit

Rrezik për azilkërkuesit
Po sipas të dhënave të revistës “Der Spiegel” të paktën në dy raste policia është duke zhvilluar hetime, për shkak se azilkërkuesit mund të jenë edhe të rrezikuar. Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë tha se nuk është në gjendje që japë për momentin shpjegime për rastet në fjalë.

Pas përpjekjes për grusht shteti në Turqi në korrik 2016 në Gjermani kanë kërkuar azil një numër i madh qytetarësh turq. Ndër ta rreth 600 nëpunës të lartë të shtetit, prej të cilëve rreth 250 kanë pasaporta diplomatike.

Sipas Lidhjes gjermane të Gjyqtarëve për shkak të valës së pushimeve nga puna dhe të arrestimeve të shumë gjyqtarëve dhe nëpunësve të tjerë pas përpjekjes për grusht shteti në Turqi, drejtësia turke ka marrë fund. Sipas drejtorit ekzekutiv të Lidhjes gjermane të Gjyqtarëve, Sven Rebehn, ata janë zëvendësuar me juristë tëafërt me qeverinë dhe për këtë shkak “kontrolli efektiv ligjor i regjimit” të presidentit Erdogan është në shkallë të gjërë i pamundur.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb