Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
Lajme
Grupet
Rezultatet
Kalendari
RUSI 2018
14:00

Angli - Panama

RUSI 2018
17:00

Japoni - Senegal

RUSI 2018
20:00

Poloni - Kolumbi


Sportistët më të paguar të vitit, çfarë diference mes meshkujve dhe femrave

Serena-Williams-e-Cristiano-Ronaldo

Lista me 100 sportistët më të paguar të vitit vijon të mbetet e pandryshuar sa i takon diferencës së fitimeve mes meshkujve dhe femrave. Në artikullin e revistës ‘Forbes’ bie në sy se sportistet femra janë shumë më pak të paguara se meshkujt.

Madje në këtë listë gjendet vetëm një sportiste femër, tenistja Serena Ëilliams.

Ish-numri një në Botë, fituesja e 23 Grand Slam, ka humbur 5 pozicione në krahasim me vitin e kaluar, kjo për shkak të tërheqjes nga sporti aktiv për disa muaj, pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë. Aktualisht 36-vjeçarja pozicionohet në vendin e 51-të.

Rusja Maria Sharapova arriti të ishte sportistja femër më mirë e paguar e botës për 11 vite radhazi, por e humbi këtë status në momentin që rezultoi pozitive me doping me substancën Meldonium, në vitin 2016. Pas kësaj ngjarjeje Sharapova u hoq automatikisht nga lista, duke lënë Serena si të vetmen përfaqësuese femër.

Megjithatë tenisi është një nga sportet ku diferencat mes pagave nuk janë të mëdha, por nëse kalojmë në të tjera kategori si futbolli, basketbolli, atletikë, golf etj do të shohim që diferencat janë mëse të dukshme, as që mund të krahasohen me ato të Cristiano Ronaldo, Lebron James, Leo Messi, Roger Federer apo Kevin Durant.

(BalkanWeb)