SHKODER- Miqësorja Shqipëri-Marok inauguron sot stadiumin e rikonstruktuar “Lori Boriçi” në Shkodër, dhe një moment i tillë padyshim që duhet festuar. Dhjetëra tifozë të kombëtares Kuqezi kanë mbushur stadiumin, ndërsa nuk mungojë as figurat nga jeta politike e vendit.

Këta të fundit, teksa kanë zgjedhur të festojnë këtë inaugurim të “Loro Boriçit” duke trokitur gotat e verës, gazetari Artan Hoxha, i cili ndodhet në stadium, na përcjell disa detaje.

“Nuk mund te inaugurohet Stadiumi i Shkodrës me vere Vranac te Malit te Zi, as me Kallmet por me ke tjetër veç Verës “Vila Duka”. Kjo është një nga dhjetëra shishet e verës qe po shijohet nga politikanet tanë, elita e sportit dhe biznesit ne sektorin VIP, ne katin e trete te tribunës se stadiumit “Loro Borici”…”, shkruan gazetari Artan Hoxha.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb