Sulejman Starova mendon se Skënderbeu vazhdon të jetë një rival për titullin kampion, edhe pse është 5 pikë pas Kukësit e Partizanit që kryesojnë së bashku. Në “Gol pas Goli” ai e cilësoi një ndeshje të shkëlqyer atë që dhuroi skuadra e tij, ndërsa beson se gabimi i vetëm që u bë ishte ai që nuk u mbyll takimi me rastet e krijuara në kundërsulm.

Për fitoren
“E para duhet të them që kjo ishte një fitore e merituar, tre pikë shumë të çmueshme ndaj rivalit tonë më të fortë, siç është edhe Kukësi. Ndaj edhe ka vlerë. Kemi qenë rreth 7 pikë mbrapa, sot jemi 5 pikë para, llogariteni sa kemi fituar. Kemi bërë lojë të mirë e sigurisht që edhe kemi gabuar.

Me të drejtë pas 1-0 u tërhoqëm por Skënderbeu nuk krijoi rast, ne gabuam në kundërzbritje, kemi thyer 4 aksione siç ishte i Cetkoviç, ka shpërdoruar Ekuban vazhdimisht, por të kishim shënuar golin e dytë, do të shihnit spektakël. Po të ndodhte larg qoftë të pësonim me të parët, do ta shihnit nga ne atë lojë, jo nga Skënderbeu.

E përgjithshmja është fitore e mrekullueshme, komplimente gjithë çunave që u dhanë një fitore shumë të bukur tifozëve sot që kishin mbushur stadiumin. Por do analizojmë do nxjerrim anët pozitive dhe ato negative”.

Për taktikën ndaj Skënderbeut
“Edhe një herë që ta merrni vesh, kur Skënderbeu sulmon dhe çbilancohet, e kemi ndjekur në me Tiranën e Kukësin. Me Kukësin prodhoi pak se ishte 1-0 dhe kishte 3-4 aksione. Kurse me Tiranën, në disavantazh ishte në kushte të çbilancuara. Luante me riskun e kundërsulmit dhe gabuam që nuk i kapëm.

Sigurisht edhe ne kishim tonat, pastaj ishin Batha e Trashi të dëmtuar, i dhamë oksigjen Torasës i cili ishte ndër me të mirët më fushë. Trashi bëri disa gjëra të mira, por mund të bëjë edhe më shumë . Ne çaluam në kundërzbritje, thyem aksione dhe nuk e kapëm kundërshtarin siç duhet. Ato raste të Cetkoviç dhe Ekuban do ta mbyllnin ndeshjen”.

Nëse doli Skënderbeu nga lufta për titull
“Absolutisht jo, absolutisht jo. Janë 9 herë 3, llogaritini pikët. Përderisa matematika nuk të lejon, sigurisht që mund të themi që kemi më afër Kukësin dhe kemi një short pak më të mirë se Skënderbeu. Por ai ka ekipin. E ka dhe 5 pikë nuk janë asgjë, çfarë janë 5 pikë”.

Për lojën që nuk ishte plotësisht bindëse
“Nuk them se luajtëm shkëlqyeshëm. Zëvendësimi i Bathës me Cetkoviçin ishte i llogaritur, pasi Batha vinte nga një dëmtim. 20 e ca vjet pa titull kampion, pse, kujtoni se nuk të dridhen këmbët aty në fushë? Kush e ka më të lehtë ta përgatitë ndeshjen, ne apo ata? Duhen pasur parasysh shumë faktorë”./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: