Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, që u rikthye sot ndaj Skënderbeut në pankinë pas dënimit të gjatë, në intervistën pas ndeshjes u shpreh optimist për lojën, pavarësisht humbjes.

Starova shprehet se Partizani e dominoi ndeshjen në Korçë ndaj Skënderbeut por ajo që e panlizoi ishte një gabim i mbrojtësit Gojkoviç.

Mendon që iu penalizoi mos pasja e një sulmuesi?

Na penalizoi ajo që ka të bëjë me lojën e futbollit. Bëmë një ndeshje të shkëlqyer e dominuam takimin, por nuk arritëm ta fitonim. Për këtë na vjen keq. Ndikon edhe ana shpirtërore e skuadrës, për shkak edhe të faktorit të jashtëm.

7 pikë nga vendi i tretë, a është i mundur rikuperimi i pikëve?

Janë të gjitha mundësitë sepse, do luftojmë deri në minutën e fundit. Nuk marrim pikët që meritojmë me lojën që bëjmë. Sot bëmë gati një spektakël. Kemi dominuar në mes të Korçës, një skuadër, që pothuajse e ka marrë kampionatin.

Kur krijoni raste keni pësuar gol, e keni një shpjegim?

Jam dakord. Por po të bëj një krahasim me Kukësin, kjo ndeshje nuk ka krahasim. Jo më kot klubi i kontestoi gjyqtarit. Ishte një gjykim i padenjë. Skuadra jonë u mbyt me kartona. Sot nuk kishim gjyqtarët kundra. Sot bëmë një ndeshje që na takonte ta bënim. Sot u ndëshkuam nga një gabim njerëzor. Kemi dominuar takimin por nuk ia arritëm.

Dominimi në mesin e fushës dha superioritet…

U munduam që ta bllokojmë kundërshtarin. Bllokuam lartë, edhe ishim të pafat për të shënuar.

Çfarë i bindi drejtuesit e klubit që tua paguan dënimin në ndeshjen e sotme?

Klubi është i lodhur nga pagesa. Kjo është për fajin tonë dhe lojtarëve. E kërkova unë që të falen lojtarët. Është më ndryshe kur jam unë me Dalipin bashkë, dhe veç e veç. Kaq nuk ia vlen.

Për rastet e dyshimta…

Lojtarët tanë asnjëherë nuk janë ndëshkuar me karton të verdhë. Por unë nuk merrem sot me gjykimin, se nuk ndikoi aspak në rezultat. Ndërsa këto janë gjëra që kur gjyqtari do t’i shoh duhet të vijë turp. Nuk e kam humbur ndeshjen nga arbitrat jo. Por kemi nja 5 javë që po dëmtohemi. Luajmë me skuadrën më të mirë të kampionatit dhe luajmë si të barabartë dhe më mirë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb