Sulejman Straova, trajneri i Partizanit, pas fitores së thellë 6-0 kundër Lushnjës në intervistë për mediat është shprehur se rezultati vjen si pasojë e lojrave të mira të zhvilluara në mënyrë sistematike, pavarësisht se fundi nuk ka qenë gjithmonë pozitiv.

“Bobi”, duke iu referuar një dënimi të mundshëm të Skënderbeut nga UEFA që do të sillte si rrjedhojë kualifikimin e vendit të dytë për në “Champions League, shprehet se skuadra e tij e humbi dy herë mundësinë për t’a arritur.

Fitorja më e thellë. Ishit kritikuar për sulmit gjithë këto javë…

Do thosha se dukej si ndeshje e lehtë, por nuk ishte e tillë. Kishim një mobilizim maksimal. U përdor skuadra e Realit si mobilizim gjatë javës. Lushnja para një jave luajti në Vlorë dhe golin e dytë e pësoi në shtesa. Lushnja po vazhdon të luajë drejt. Ne nuk bëmë vetëm golat sot, është vazhdim i lojës së mirë. Kemi zotërim të mirë të topit, kombinacione. Ne krijuam disa raste për shënim, dhe gjithashtu edhe Lushnja pati rastin e vet.

Gojkoviç kundër Kukësit shënoi. Sot Belica, Kardozo, Ramadani. Po ambientohen lojtarët e janarit?

Dje thashë në konferencë që skuadra që drejtoj, që nga fillimi i aktivitetit në janar, ka bërë ndeshje njërën më të mirë se tjetrën. Nuk kam çfarë u them në drejtim të shpirtit të lojës. Kemi vuajtur kur shikojmë klasifikimin, sepse e kemi të trashëguar, por kjo na kënaq për momentin.

Asnjë ekip nuk e ka pasur rezultatin tuaj si sot

Unë them që jo gjithmonë goalvarazhi tregon realitetin. Golat e shpërndarë në të gjitha ndeshjet më pëlqejnë më shumë. As 5 golat e pësuar në Gjirokastër, nuk tregojnë mbrojtjen më të dobët.

Keni 5 pikë diferencë me vendin e dytë. A shihni ëndrra me Champions?

Kemi humbur 2 shanse. I kemi llogaritur të gjitha, sepse e shohim gjendjen aktuale të kampionatit. Kemi humbur 2 shanse, dhe jo vetëm prej fajit tonë, por edhe prej faktorëve të jashtëm. Mungesa e tifozerisë, por edhe gabimi njerëzor i Metës në Korçë, kemi humbur këto 2 shanse.

Pasimet vertikale dhe krosimet nga krahët, arma plus e Partizanit…

Nuk kam çfarë shtoj asgjë, i thatë të gjithë.

A ndikon kthimi në pozicionin natyral të lojtarëve, kjo formë e mirë?

Për Bardhin dhe Prognin, them që nuk janë ndarë ndonjëherë nga njëri-tjetri, që në janar kur e kam marrë unë situatën. Edhe lojtarët e tjerë kanë luajtur mirë, edhe pse nuk jemi ende të kënaqur në maksimum.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb