Sezoni i ri i “Champion League” ka nisur në mënyrën më të keqe për ekipet italiane. Juventusi u mund në “Cmap Nou” me rezultatin e thellë 3-0 nga Barcelona ndërsa të njëjtin fat pati edhe Napoli ndonëse jo me të njëjtat shifra, 2-1 kundër Shaktarit në Ukrainë. E vetmja që i shpëtoi humbjes ishte Roma por edhe ajo u ndal në një barazim 0-0 me Atletiko Madrid.

Për të gjetur një start të tillë kaq të dobët është e pamundur, por afërsisht të njëjta janë ato të sezonit 1999-2000. Në atë edicion, pas eliminimit të Parmës në “play-off” ndaj Gllazgou Rejnxhërs, Lacio, Fiorentina dhe Milani startuan me 3 barazime: kryeqytetasit dolën 1-1 në Leverkusen, 0-0 i vjollcëve dhe i kuqezinjve, respektivisht ndaj Arsenalit dhe Çelsit.

Një detaj tjetër që konfirmon rënien e italianëve është edhe renditja e FIFA-s. Juventusi që ndodhej i dyti deri para pak muaj, madje edhe i pari para se të luhej finalja në qershor kundër Real Madrid, tashmë gjendet e 20-ta, si pasojë edhe e humbjes 3-0 ndaj Barcelonës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb