Interi fitoi ndaj Milanit me rezultat 3-2 në Serinë A. Më i vlerësuari për këtë ishte Mauro Icardi me het-trikun e tij në Derby della Madonnina, dhe normalisht që nuk munguan arritjet individuale.

Icardi u bë lojtari i parë që shënon tre gola në derbin e Milanos që nga maji i 2012, atëherë kishte shënuar Diego Milito.

Gjithashtu argjentinasi futet në mesin e lojtarëve që kanë shënuar më shumë se shtatë gola për Interin në tetë javët e para në kampionat gjatë shekullit XXI, shkruan tg.

Icardi2

Statistikat e Icardit ndaj Milanit:
Saktësia e gjuajtjeve: 100 per qind
Gjuajtjet: 4

Gola: 3
Shanse të krijuara: 2
Faulla të pësuar: 2

Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Napolit dhe normalisht që edhe aty shpresat e tifozëve të Interit janë te Icardi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: