Në futboll, kur një ekip fiton një 11 metërsh gëzohet pamasë sepse mundësitë për të realizuar gol shtohen ndjeshëm. Aq mundësi ka për këtë, sa futbollistët dhe tifozët në të shumtën e rasteve gëzohen para se të goditet penalltia. Por kështu nuk rezulton kohët e fundit pasi në të shumtën e rasteve kjo mundësi është shpërdoruar duke ngritur në piedestal portierët.

Që nga fillimi i vitit 2016, në ndeshjet e fazës eliminuese të Ligës së Kampioneve janë akorduar gjithsej 13 penallti. Me logjikë naive, shumica e tyre do të kenë përfunduar në rrjetë. Por, bilanci është me të vërtetë i çuditshëm, pasi vetëm katër arritën të finalizohen si duhet. Pikërisht ato të Mesit, Rodrigezit, Grizmanit dhe Gameiros.

Nëntë të tjerat janë pritur nga gardianët kundërshtarë, ose janë dërguar jashtë kuadratit. I fundit që arriti të bënte një pritje të rëndësishme ishte Kabajero i Mançester Sitit, kur grushtoi gjuajtjen e Radamel Falkaos, në tentativën e këtij të fundit për t’i dhënë avantazhin 3-1 Monakos.
Falkao-Kabajero-penallti-490x245
Pikërisht kjo mundësi e shpërdoruar i dha forcën e duhur Mançester Sitit që të përmbysë gjithçka në 5-3, duke nënkuptuar se tashmë 11-metërshat mund të shndërrohen në “makth”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb