Në 5 ndeshjet e luajtura nga Real Madrid në “La Liga” edhe mendjet me të çmendura nuk do t’a besonin nisjen aspak pozitive duke parë sfidat e Superkupës së Europës dhe Kupës së Mbretit që skuadra “galaktike” zhvilloi.

Ekipi i drejtuar nga Zinedin Zidan ndali rekordin pozitiv prej 73 ndeshjet radhazi që shënonte duke humbur mbrëmë 0-1 në “Santiago Bernabeu” kundër Real Betis. Pas 5 ndeshjesh ata renditen të 7-ët me 8-të pikë, por ajo që bën më shumë përshtypje janë golat e shënuar, vetëm, 9-të.

Një statistke tepër negative që madrilenëve iu dhemb më shumë kur u kujton se vetëm Lionel Messi deri më tani ka arritur të njëjtën kuotë realizimesh te Barcelona. Argjentinasi ka shënuar 9-të nga 17-të golat e skuadrës blaugrane duke marrë pjesë në 53% të realizimeve. Më shumë se në vitin 2011-2012 kur kishte shënuar 8-të pas 5-së ndeshjesh dhe në fund e mbylli me rekordin prej 50 golash.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb