TIRANE- Për të gjitha problemet në Teatër, shpërnguljen në një tjetër ambient, si dhe zhvendosjen e artistëve të Operas për të dhënë shfaqje në Teatrin Kombëtar, një grup artistësh kanë shkuar sot në takim me minsitren Mirela Kumbaro.

Por një pjesë tjetër aktorësh, mes tyre Arben Derhemi dhe Ema Andrea janë mbledhur në sallën e Teatrit Kombëtar.
WhatsApp Image 2018-02-14 at 16.55.16

WhatsApp Image 2018-02-14 at 16.38.20

WhatsApp Image 2018-02-14 at 16.37.42

WhatsApp Image 2018-02-14 at 16.36.40

WhatsApp Image 2018-02-14 at 16.36.15

WhatsApp Image 2018-02-14 at 16.26.21

WhatsApp Image 2018-02-14 at 16.25.40

WhatsApp Image 2018-02-14 at 16.25.17
Ata kundërshtojnë vendimin e artistëve që i shkuan në zyrë ministres së Kulturës, duke thënë se i takonte asaj të vinin në teatër.

Mes artistëve që shkuan në zyrën e ministres ishte edhe Artan Imami, i cili kërkoi me insistim një datë se kur do të nisnin më në fund punimet për ngritjen e teatrit të ri.

“Ndoshta protestimi po bëhet në mënyrë të pa edukuar. Nëse do vijë dhe opera të japë shfaqje janë mëse të mirëpritur që të vijnë të japin shfaqje, edhe ata janë kolegët tanë. Por, mua më vjen shumë turp kur vijnë ata kolegët e vendeve fqinje dhe shohin vendin ku ne punojmë. Aktorëve iu ka ardhur në majë të hundës me këtë gjendje. Vendosni një datë kur do fillojë ai projekti për teatrin e ri”,- tha Imami.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb