TIRANE– Gjatë një konference për ‘statusin e minatorit’, kreu i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë, Gëzim Kalaja tha se kërkesat e sindikatës për pagat e minatorëve janë bërë që në vitin 1997, por ato nuk janë marrë për bazë. Kalaja u shpreh se duhet të barazohen pagat e minatorëve me atë të forcave ajrore.

“Kërkesa jonë për pagat është bërë që në vitin 1997. Ne kemi qenë kundër statusit të minatorit. Të barazohen pagat e minatorëve me atë të forcave ajrore. Duhet ulje e moshës për daljen në pension të minatorëve. LSI ka bërë përpjekje për statusin e minatorit. Ne kemi pranuar emërtimin ‘status minatori’”- tha Gëzim Kalaja.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb